Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbledhje e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
English

Mbledhje e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Sot në ora 10.00, në selinë e Bankës së Shqipërisë do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Pritet që të diskutohen një sërë çështjesh të rëndësishme të cilat do të na njohin me raportin për vitin e kaluar si dhe objektivat e reja që dalin për këtë vit.
Çështjet që do të trajtohen sipas një rendi dite janë:

1. Raporti i Politikës Monetare për muajin shkurt të vitit 2012.

2. Raporti Vjetor i Bankës së Shqipërisë për vitin 2011.

3. Projektet “Për dhënien e miratimit të shndërrimit të Degës së Bankës Kombëtare të Greqisë, Tiranë në filial (bankë vendase)” dhe “Për dhënien e miratimit të shndërrimit të Degës së Bankës Alpha - Albania në filial (bankë vendase)”.

4. Projekti “Për miratimin e rregullores “Mbi funksionimin e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, Integrimit Evropian dhe Komunikimit””.

5. Projekti ”Për miratimin e bilancit financiar (pasqyrën e pozicionit financiar) dhe të shpërndarjes së fitimit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2011”.

6. Informacioni “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ”Për sigurimin e depozitave””.

KOMENTE