Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BERZH shprehet: Ndoshta do të ndërtohet trami në Tiranë
English

BERZH shprehet: Ndoshta do të ndërtohet trami në Tiranë

Para pak ditësh përsëri u njoftua nga Bashkia lidhur me premtimet e kryetarit të bashkisë gjatë fushatës elektorale, ku njëri prej tyre ishte dhe ndërtimi i një stacion tram/treni si dhe një terminal i ri i autobusave.

Por Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim publikoi së fundmi njoftimin lidhur me këtë projekt nëë të cilin thuhet:

“Projekti do të mbështesë ndërtimin e platformave të autobusit, hapësirave tregtare dhe ambienteve të parkimit gjatë Fazës I-rë, dhe ndërtimin e një stacioni të ri trami/treni në pjesën veriore të sheshit gjatë një faze të MUNDSHME të dytë”.
Atëherë këtu lindin dyshime dhe shpresa nëse do të bëhet ndonjëherë apo jo?
Pasi një gjë është e qartë, se kostoja e ndërtimit të tramit është tepër e lartë për kryeqytetin e një vendi me PBB për frymë ende vetëm 5 mijë USD në vit-shprehet BERZH.

Rreth 82 mijë metra katrorë të kthesa e Kamzës janë dhuruar nga qeveria për Bashkinë e Tiranës, ku kjo e fundit tani do ti japë falas (me koncesion)për një kompani private, e cila do të ketë për detyrë të ndërtojë një sallë pritjeje, disa dyqane si dhe të asfaltojë e vijëzojë sheshin për të rezervuar vende për autobuzët si dhe taksitë.
Pra sipas situatës nuk do të kemi atë terminal që është përfolur përveçse një fushë me disa kisoka.
Ndërkohë BERZH ka dhënë 500 mijë euro vetëm për studimin dhe përgatitjen e dokumentave të tenderit që do t'i kalojnë kompanisë që do të ndërtojë në këtë tokë të dhuruar nga qeveria.

KOMENTE