Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shimpazeja copton mizorisht fytyrën e një gruaje
English

Shimpazeja copton mizorisht fytyrën e një gruaje

Një grua ka bërë një transplantim fytyr pasi ajo ishte shpërfytyruar keqas dhe verbuar nga një shimpanze e inatosur.
Charla Nash, një 58-vjeçare nga Stamford, Connecticut, gati vdiq pas copëtimit të fytyrës së saj tre vjet më parë.
Majmuni shimpaze 14 vjeçar i mikes së saj, ja copëtoi fytyrën, duart e saj, hundën, buzët dhe qepallat dhe u largua sërish.
Duke folur në një qendër rehabilitimi jashtë Bostonit, ajo tha se ajo përqendrohet në një ditë në një kohë dhe është e kënaqur që ka mbijetuar.
Ms Nash tha WABC kësaj jave: "Unë nuk do mund ndoshta të shoh fytyrën time si jam transformuar"
Në një intervistë emocionale dhe të sinqertë, ajo zbuloi se ajo ishte sulmuar nga një shimpaze e mikes së saj kur kishte shkuar te shtëpia e saj për të kaluar ca kohë së bashku.
Pasi kishin ngrënë dhe pirë ai dukej i çuditshëm deri sa një moment ai u sul dhe në pak min e transformoi plotësisht. Shoqja e saj lajmëroi policinë e cila erdhi dhe më pas e vrau, ndërsa zonja përfundoi në spital në gjendje që askush shpresonte që ajo do mbijetonte.
Znj. Nash ka bërë transplant tërësisht të fytyrës dhe pritet që të bëjë dhe të dorës.
Një ekip prej më shumë se 30 kirurgë, infermierë dhe anestezistë në Spitalin e Grave Brigami në Boston, të udhëhequr nga Dr Bohdan Pomanhac, rindërtuan me kujdes fytyrën e saj.
Ata morën lëkurën e një donatoreje, muskuj themelorë, nerva dhe qiellëzën e sipërme dhe e transplantuan në fytyrë dhe kafkën e zonjës.

Operacioni 20-orësh e la me një fytyrë të re, sytë proteze dhe duar të reja.

Ajo shprehet e lumtur që ka mbijetuar dhe pret që përsëri të luftojë një infeksion të duarve të saj.
Vajza e saj 20 vjeçare Brianna, shpreson që nëna e saj të bëhet akoma më mirë, por përsëri ajo pranon atë si është pasi është nëna e saj dhe është e lumtur që është gjallë.

KOMENTE