English

Hapësirat e gjelbërta do i shtohen më shumë Tiranës, shprehet Basha

Kryebashkiaku Lulzim Basha ashtu si premtoi lidhur me hapësirat e gjelbërta, shtimin e tyre sa më shumë, sot ka nisur puna për rregullimin e lulishtes mbrapa Pallatit të Kulturës Tiranë.
Duke e cilësuar si një projekt të vogël por që të tjera projekte do të vijojnë më tej z Basha është shprehur:
“Hapa të tilla janë të vegjël por domethënës për të krijuar hapësira çlodhëse dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. Të rikthejmë gjelbërimin dhe të kthejmë më shumë hapësira gjelbërimi për qytetarët.
Projektet të mëdha po hartohen në sajë të planit urbanistik. Ne do ecim me hapa të vegjël, por domethënës për të kryer punime edhe në zona të tjera të Tiranës, ku ne mund të rikthejmë gjelbërimin dhe të risjellim hapësira të gjelbërta.

KOMENTE