Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kush i qetëson muskujt dhe nervat?
English

Kush i qetëson muskujt dhe nervat?

A i dini mrekullitë e magnezit?
A jeni me nerva apo të dobët nga ana muskulare?
A keni menduar se cili mund të jetë një nga shkaqet kryesorë?
Magnezium
Mikroelement mjaft i nevojshëm për absorbimin e kalciumit dhe kaliumit, ndikon në imazhin hormonal, mbron qelizat nervore, parandalon dobësinë muskulore, të rrahurat e shpejta të zemrës dhe diarrenë, si dhe qetëson muskujt dhe nervat.
Njohuritë e sotme konfirmojnë rolin e dobishëm të magnezit tek të sëmurët nga sëmundjet e zemrës, tek ata me shtypje të lartë të gjakut, me arterosklerozë, diabet, tensionim nervash, nervozizëm, për parandalim të migrenës dhe dhimbjeve të kokës, është i dobishëm për shtatzëni dhe ushqim me gji, ndihmon kundër çrregullimeve të gjumit, të merremi me sport, në rast të kapsllëkut dhe urthit.
Me ushqim të përditshëm duhet të konsumojmë 375 mg magnez, sepse nuk krijohet në organizëm, ndërsa në ushqimet e sotme, për shkak të sasisë së madhe të sheqerit të përpunuar, bukës së bardhë, miellit të bardhë, alkoolit magnezi harxhohet edhe më shumë.
Mungesa e kalciumit mund të dallohet me ngërçe dhe dobësi të muskujve, me punë të çrregulluar të zemrës, me nervozizëm, dhimbje të kokës, migrenë dhe shtypje në kokë.
Mungesa e magnezit shkakton osteoporozën, gurët në veshka dhe forcim të arterieve, çorientim, humbje të oreksit, depresion, ngërçe të muskujve, rrahje të çrregullta të zemrës.
Atëherë mundohuni të mbani parametrat e këtyre përbërësve në organizmin tuaj për të qenë gjithmonë në formë.

KOMENTE