English

Kujdesni kur udhëtoni. Pickimi nga parazitët ju prish planet tuaja (FOTO)

Kujdesni kur udhëtoni pasi ëndrat tuaja mund të kthehen në një makth të vërtetë.
Kjo i ka ndodhur një çifti Adam Spencer dhe të dashurës së tij në Peru.
Ata bënë një udhëtim 6 muaj në Amerikën e Jugut dhe fejesën e tij e finalizuan në Macchu Picchu në Peru.
Por ëndra e tij u kthye në një makth të vërtetë pasi fytyra e tij ishte pickuar nga një parazit mishngrënës me pasoja fatale.

Ai mori disa antibiotikë nga një mjek lokal por plaga e tij u kthye fatale. Ajo u përhap në shumë pjesë të trupit sa ai po humbte dhe zërin e tij.
Më pas u kthye duke u shtruar në spital ku nën një mjekim tepër intesiv dhe special, ai arriti që të normalizohej.
Paraziti kishte kaluar në gjak dhe gjendrat limfatike sa ai ishte shumë pranë vdekjes.
Por pas 21 ditësh trajtim mjekësor të specializuar ai mund të themi që shpëtoi nga vdekja, por përsëri duhet të jetë nën një kontroll të vazhdueshëm mjeksor.

KOMENTE