Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gëzuar 7 marsin! Me PS arsimi rilind
English

Gëzuar 7 marsin! Me PS arsimi rilind

“Rilindje për arsimin! T’u kthejmë dinjitet mësuesve,” - është mesazhi që kreu i PS-së përcolli sot paradite gjatë vizitës në shkollën e parë shqipe, në Korçë, ku “në muret e saj kupton qartë, çdokush pse Naim Frashëri i thuri Korçës vargje”.

Duke i uruar gëzuar 7 marsin të gjithë mësuesve në pension dhe mësuesve të rinj, Kryetari Rama vuri theksin në faktin se pse është domosdoshmëri Programi i ri për një Rilindjeje Shqiptare. Rama tha se nevojitet një Rilindje Shqiptare "që të kthejë sytë dhe zemrën, mendjen nga arsimi". “Programi i PS-së rilind arsimin. Me ne brezi i ri do të jetë brezi i qytetarëve të BE-së”- nënvizoi Rama.

“Në këtë 7 mars do doja t’i uroja gëzuar të gjithë mësuesve në pension dhe mësuesve të rinj! Do doja të rinënvizoja se që “Një Rilindje Shqiptare” të kthejë sytë, zemrën dhe mendjen nga arsimi dhe edukimi për t’u kthyer mësuesve gjithë dinjitetin e humbur të autoritetit të tyre, për të bërë të mundur që të bëhen pika e referimit për çdo nxënës e për çdo student. Sepse është e pamundur që në Shqipërinë e shekullit të 21 mësuesit të jenë në këtë gjendje e për më tepër të ndodhë siç ndodh sot ku së fundmi qeveria i detyron për të paguar për të shkuar e për të dhënë mësim në fshat.”

Ndërsa në takimin që pati me mësues të qytetit të Korçës Kryetari Rama që shoqërohej nga Kreu i Bashkisë së Korçës ka shprehur mirënjohjen për figurën e mësuesit dhe është angazhuar se në Programin e Ri për një Rilindje Shqiptare fenomenet e sotme që përjetojnë mësuesit nuk do të ndodhin më. Rama rinënvizoi se PS do rikthejë autoritetin e mësuesit, dhe ky është një prej objektivave të patjetërsueshëm të forcës politike që ai drejton:“Arsimi shqiptar duhet të rilindë. Një Rilindje Shqiptare nuk mund të ndodhë pa vendosur arsimin në themelin e saj.”

Duke folur me arsimtarët e Korçës Rama u shpreh:“Ju jemi mirënjohës për çka keni bërë për brezat. Ju detyrohemi për t’u kushtuar një vëmendje të posaçme. 7 Marsi është një ditë që ju vendos përballë shoqërisë si një vlerësim për atë çka jeni. Ju falenderoj për kënaqësinë e këtij takimi.

Një vizitë në familjen e mësuesit Dhimitër Kaçadani. Një vizitë në nderim të veprës dhe kujtimit të këtij mësuesi të respektuar ka zhvilluar Kryetari i PS Edi Rama në shtëpinë e tij. Dhimitër Kaçadani ishte një mësues matematike shumë i njohur dhe i dashur në qytetin e Korçës. Në këtë vizitë në familjen e mësuesit Kaçadani Rama është pritur nga e shoqja dhe familjarë të tjerë të arsimtarit që gëzon respektin e qytetarëve korçarë edhe pse është ndarë nga jeta.

KOMENTE