Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
41 raste të armëmbajtjes pa leje konstatohen në Tiranë
English

41 raste të armëmbajtjes pa leje konstatohen në Tiranë

Veprimtaria e shërbimeve të Policisë së Tiranës është bazuar mbi Planifikimin dhe Organizimin efiçent të shërbimeve për kontrollin e territorit dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale.

Strukturat e rendit dhe sigurise publike janë një komponent shumë i rëndësishëm në drejtim të parandalimit të krimit në ndihmë të punës së strukturave për hetimin e krimit.

Kështu, Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, po vijojnë të zbatojnë më përpikmëri planin e masave “Për rritjen e efikasitetit të strukturave të Policisë Shtetit për rritjen e sigurisë në Komunitet”.

Krahas sa më lartë, në drejtim të parandalimit dhe goditjes së kriminalitetit, vetëm për një muaj në qarkun e Tiranës janë konstatuar 41 raste të armëmbajtjes pa leje, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi 16 raste më tepër të evidentuara.

Ndërkohë që autorë të përfshirë në këto vepra janë 43 shtetas nga të cilët 13 janë arrestuar/ndaluar ; 27 janë ndjekur në gjëndje të lirë.

Po ashtu, një punë mjaft e mirë është realizuar edhe në drejtim të kapjes së personave në kërkim, ku vetëm për këtë muaj janë kapur 38 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

KOMENTE