Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitje spektakolare në mes të ditës në Vlorë
English

Grabitje spektakolare në mes të ditës në Vlorë

Në mes të ditës në Vlorë është grabitur një filial banke në bulevardin kryesor.
Persona të armatosur kanë hyrë në bankë dhe kanë zbrazur arkën e bankës, ndërsa mësohet se një person ka mbetur i plagosur.
Autorët duke shfrytëzuar motin e keq dhe pjesën e pasme të rrugës kanë hyrë në brendësi të bankës, por fillimisht kanë plagosur me armë në këmbë rojen e bankës 50-vjeçari Viron Toskaj, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Klientët që ishin duke pritur pët të kryer veprimet e radhës janë terrorizuar dhe nuk kanë mundur të bëjnë veprimet.
Autorët pas grabitjes janë larguar, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e autorëve. Gjithashtu forcat e rendit po shfrytëzojnë edhe filmimet nga kamerat e sigurisë, për të zbuluar më shumë detaje rreth kësaj grabitjeje. Kjo nuk është hera e parë që Vlora bie pre e grabitjeve të tilla në mes të ditës

KOMENTE