English

Nëna drogon dhe vret djalin 4 vjeçar

Austriakia Judith Miesenbock, 31 vjeç ka droguar dhe pastaj e ka vrarë djalin 4 vjeçar David dhe më pas ka dashur të vrasë dhe veten.
Ajo u gjet e shtrirë pranë trupit të Davidit, birit të saj, nga e ëma, Anna, 54 vjeç.
Miesenbock thuhet të kishte kaluar në depresion pas përpjekjeve për tu lidhur me babain e djalit britanik që nuk është identifikuar.

Ajo jetonte në Austri tani dhe punonte si një mësuese anglishteje dhe Biologjie ku dhe vrasjen e ka kryer te shtëpia e prindërve ku jetonte.
Ajo nuk kishte shfaqur shenja depresioni shprehen koleget e saj ndërsa një fqinj ishte shprehur se ajo e kishte parë disa herë duke bërë veprime të çuditshme.
Ajo kishte kaluar në këtë gjendje pasi dhe babai i djalit ishte shprehur se nuk donte t'ja dinte as për të e as për djalin.
Nëna e re ndodhet në spital dhe asnjë hetim nuk ka deri tani, por pritet pas shërimit të saj dhe daljes nga spitali.

KOMENTE