English

Vendimi përfundimtar për të pandehurit e tragjedisë Gërdeci

Sot Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin përfundimtar mbi çështjen tepër delikate dhe tepër të stërzgjatur si proçedurë kohore lidhur me 29 të pandehurit e procesit ‘Gërdeci’.
Ish-kreu i MEICO, Ylli Pinari ka degjuar vendimin e gjykates.
Gjykatesi lexoi denimin me 18 vite burg per Pinarin dhe po aq per ish-pergjegjesin e ndërrmarjes Alba-Demil, Minxolli.
Një javë më parë gjyqtari Ridvan Hado caktoi datën 12 mars, ora 10:00, për shpalljen e vendimit, për shkak të kompleksitetit dhe volumit të çështjes në shqyrtim. Edhe pse prokurorët e çështjes kishin kërkuar masën e dënimit maksimal për tre të akuzuarit kryesor, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli, trupi gjykues ka vendosur të dënuar me nga 18 vjet burg Ylli Pinarin dhe Dritan Minxollin ndërsa ka dhënë 10 vjet burg për Mihal Delijorgjin.
Megjithëse prokuroria kishte kërkuar 23 vjet burg për ish-mbikqyrësin e ndërmarrjes MEICO në Gërdec, Sokol Ngjeçi dhe 8 vjet për ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha gjykata ka dhënë vetëm 10 vjet burg për Ngjeçin dhe 6 vjet burg për Luan Hoxhën.
Gjithashtu Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Ardian Mullain dhe Agim Lalën, ish-ushtarak i forcave të armatosura.
Në 15 mars përkujtohet 4 vjetori i tragjedisë në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, mbi 300 të tjerë u plagosën si dhe u dëmtuan shumë banesa e biznese.
Ndërkohë nga ana e familjarëve vendimi i gjykatës ka ngjallur reagime te familjarët e tragjedisë së Gërdecit duke e cilësuar vendimin e gjykatës për të pandehurit si një turp për drejtësinë shqiptare.

KOMENTE