English

Basha: Panairi, mundësi për promovimin e produkteve shqiptare dhe për nxitjen e punësimit

Mijëra qytetarë, jo vetëm nga Tirana por edhe nga qytete të tjera të vendit si dhe të ardhur nga Kosova, Maqedonia, e Mali i Zi, kanë zgjedhur Tiranën për të festuar Ditën e Verës.

Aktivitet e organizuara nga Bashkia e Tiranës i kanë shtuar kësaj dite gjallërinë, gëzimin dhe optimizmin që sjell Pranvera në qytetin tonë. Dekori me lule shumëngjyrëshe i përdorur për herë të parë i ka dhënë një pamje shumë festive kryeqytetit. Familjarët, fëmijët dhe të rinjtë kanë gjetur hapësirat e tyre të argëtimit dhe festimit të Ditës së Verës në Tiranë. Banda e Qytetit ka hapur festimet me turin e saj që ka nisur nga Bashkia e Tiranës për të vijuar deri në Sheshin “Nënë Tereza”. Mijëra qytetarë kanë blerë dhe shijuar produktet shqiptare në panairin e hapur në Rrugën “Murat Toptani” i cili ka bashkuar biznese të të gjitha trevave shqiptare, nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Presheva e Shqipëria. Një atmosferë të veçantë festive ka sjellë edhe performanca e Ansamblit të Qytetit.

Fëmijët kanë patur hapësiren e tyre të argëtimit në Parkun Rinia. Animatorë profesonistë kanë sjellë personazhe të dashur për fëmijët të cilat janë shoqëruar edhe me shfaqje teatrore të Qendres Kulturore Tirana. Të apasionuarit pas pikturës dhe historisë, veçanërisht asaj të Tiranës, kanë shfrytëzuar hapësiren e krijuar pranë lulishtes “3 Vëllezërit Frashëri” punimet e piktoreve të Liceut Artistik dhe ekspozitë me foto të Tiranës është shoqëruar me muzikën e një bande rock .

Të rinjtë kanë pasur mundësi të këndojnë me disa prej këngëtarëve të tyre të preferuar në sheshin “Nënë Tereza”. Këngetarët e njohur Ermal Mamaqi, Pirro Çako, Samanta Karavelo, Eni Koçi, Rosela Gjylbegu etj kanë ftuar qindra qytetarë të këndojnë live këngë të njohura të cila janë transmetuar në ekranin gjigand të vendosur në skenë. Karaokja dhe aktivitet e tjera të organizuara në këtë ditë janë ndjekur nga afër edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranën z Basha, ministri i Financave Ritvan Bode e ai i Bujqësisë Genc Ruli.
Gjithashtu është çelur sot në Tiranë edhe panairi i 100 produkteve shqiptare nga 100 kompani kombëtare me sloganin “Unë konsumoj prodhime shqiptare”. Javët e biznesit kombëtar nisën sot rrugëtimin e tyre nga Tirana për të vijuar më pas në Prishtinë, Maqedoni, Preshevë e Mal të Zi. 100 biznese kombëtare do të promovojnë 100 produkte për 100 ditë në 100 vjetorin e Pavarësisë. Panairi i hapur sot në rrugën “Murat Toptani” ka patur të ftuar nderi përfaqësues nga të gjithë trevat shqiptare nga Prishtina, Shkupi, Ulqini, e Presheva.

KOMENTE