English

Zjarr në një apartament në Durrës

Pranë Varrezave të Dëshmorëve në Durrës një apartament në katin e katërt të një pallati është përfshirë nga zjarri ndërsa flakët kanë qenë aq të fuqishme, sa kanë rrezikuar të përhapen edhe në katin e pestë të pallatit.
Thuhet se zjarri është shkaktuar nga një bombël gazi e cila ka rrezikuar dhe banorët që gjendeshin brenda në pallat.

Forcat e zjarrfikseve kanë arritur menjëherë duke i erdhur në ndihmë banorëve.
Zjarri është mundur të shuhet pas rreth një ore, pasi edhe zjarrëfikëset kanë mbërritur me vështirësi për shkak të rrugëve të ngushta mes pallateve, ndërkohë policia po merret me zbardhjen e shkaqeve.

KOMENTE