Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi nderohet me titullin e lartë “Dr. Honoris Causa” të Shkencave Politike nga Universiteti prestigjioz turk “Ajdën”
English

Presidenti Topi nderohet me titullin e lartë “Dr. Honoris Causa” të Shkencave Politike nga Universiteti prestigjioz turk “Ajdën”

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, u nderua sot pasdite me titullin “Dr. Honoris Causa” të Shkencave Politike nga Kryetari i Bordit Drejtues të Universitetit “Ajdën”, dhe njëkohësisht President i Unionit të Universiteteve Euroaziatike (EURAS), Dr. Mustafa Ajdën, në prani të Zonjës së Parë, Teuta Topi, delegacionit zyrtar shqiptar, personaliteteve të rëndësishme akademike e universitare turke, drejtuesve më të lartë Universitetit “Ajdën”, profesorëve e studentëve të shumtë të tij, si dhe të mjaft bashkatdhetarëve që jetojnë, studiojnë e punojnë në Turqi.

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në një nga auditorët kryesorë të Universitetit të njohur të botës akademike të Stambollit, Kryetari i Bordit Drejtues të Universitetit “Ajdën”, dhe njëkohësisht President i Unionit të Universiteteve Euroaziatike (EURAS), Dr. Mustafa Ajdën, pasi bëri një prezantim të përmbledhur të veprimtarisë akademike, shkencore, publicistike, universitare, pedagogjike dhe politike të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi, i dorëzoi me nderim e respekt të veçantë Kryetarit të Shtetit shqiptar titullin e lartë akademik “Dr. Honoris Causa” të Shkencave Politike, të miratuar nga Senati i këtij Universiteti, me motivacionin: “Për arritjet kombëtare dhe ndërkombëtare në karrierën politike. Për kontribute në sigurimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në Shqipëri dhe në Ballkan.”

KOMENTE