English

Telegram ngushëllimi ministrit belg nga Haxhinasto

Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut belg Didier Reynders, për aksidentin e rëndë ku mbetën të vdekur 28 persona.
Në telegram thuhej:
“Keqardhje e thellë për aksidentin e rëndë tragjik të 13 marsit, ku mbetën 28 të vdekur. Në këtë moment të vështirë për vendin tuaj dëshiroj të shpreh ngushëllimet e perzemërta ju dhe familjarëve të viktimave.”

Autobusi plot me fëmijë që kthehej nga një festë e skijve u përplas në hyrje të tunelit ku si pasojë humbën jetën 28 persona midis tyre 22 fëmijë të moshës 12 vjeçare.

KOMENTE