English

Sulm tjetër ndaj autobusit me nxënës shqiptarë në Kumanovë

Mbrëmë në fshatin Lubograd përsëri është sulmuar një autobus me nxënës shqiptarë të Kumanovës.

Shoferi i autobusit i cili i transportonte nxënësit drejt fshatrave të tyre Nikushtak dhe Vishticë në dëshminë e dhënë në polici është shprehur se tre persona të panjohur kanë sulmuar autobusin me gurë ku nga thyerja e xhamave janë plagosur dy nxënëse.

Drejtori i Spitalit të Kumanovës, Arif Latifi ka pohuar se nxënësit kanë marrë dëmtime të lehta dhe pa rrezik për jetën.

Ky ishte një incident i radhës por këtë herë në Kumanovë pas incidenteve të ndodhura pak javë më parë në Shkup dhe Tetovë.

KOMENTE