English

6 vjeçarja shqiptare që bëri transplant të 4 organeve (VIDEO)

Mjekët në spitalin e universitetit të Miamit në Florida kryen për herë të parë një transplantim të shumëfishtë per të trajtuar Sindromën Wolcott-Rallison. Pacientja është Anxhela Bushi, 6 vjeçare e lindur nga prindër shqiptarë në Shtetet e Bashkuara.
Sindromi Wolcott-Rallison është sëmundje gjenetike e dokumentuar në vetëm 60 raste në mbarë botën. Sëmundja, e zbuluar në vitet 1960 nga doktor Marvin Rallison i universitetit te shtetit Utah, shfaqet me simptoma si të gripit, pastaj diabet dhe vonesa të rritjes e probleme në kocka dhe intelekt. Shumica e pacientvëve me këtë sindromë vdesin pa kaluar moshën e fëmijërisë, dhe njihet vetëm një rast kur pacienti ka jetuar deri në moshën 30 vjeç. Një prej veçorie të kësaj sindrome është dëmtimi a shkatërrimi i organeve.
696

KOMENTE