English

Alfred Paloka ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë

Alfred Paloka ish deputet i viteve 1992-1996 dhe njëkohësisht akademiku i shkencës ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Për nder të tij mesditën e sotme do të zhvillohen homazhe nga ora 13:00-14:00 në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë. Alfred Paloka ka qënë deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1992 deri në vitin 1996. Ai për një periudhë 45 vjeçare, ka kontribuar në fushën e elektroenergjetikës.
Akademiku Alfred Paloka ndërroi jetë ditën e djeshme nga një sëmundje e rëndë. Ai ka qënë deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga viti1992 deri në vitin 1996. Për një periudhë 45 vjeçare, ka kontribuar në fushën e elektroenergjetikës. Për 23 vjet rrjesht, ai ka qenë pedagog e drejtues në Fakultetin e Inxhinjerise në Universiteti Politeknik, ku ka fituar dhe gradat shkencore "Kandidat i Shkencave" dhe "Doktor i Shkencave", si dhe titullin Docent.
Kryministri Sali Berisha lidhur me vdekjen e Palokës ja theksuar :"Alfred Paloka u nda nga jeta duke lënë një pikëllim të thellë tek familja, tek miqtë e tij, tek të gjithë ata që e kanë njohur, tek nxënësit e panumërt që u ka dhënë mësim, tek kolegët me të cilët kanë ndarë në dekada veprimtarinë universitare.
Profesor Alfred Paloka lë një boshllëk të madh për botën shkencore shqiptare, botën akademike të vendit. Ata që e kanë njohur do të ruajnë në memorien e tyre kujtimet më të mira të një qytetari shembullor, studjuesi serioz dhe të përkushtuar por edhe të një politikani të urtë, të mençur dhe të moderuar”

KOMENTE