English

Ora shkon 60 minuta para sot në 12 të natës

Sot në darkë në orën 12 të natës ndërrohet ora. Ora shkon 60 minuta më para.

Pra mos harroni të planifikoni gjërat me orën e re. Gjithashtu flini sot një orë më shpejt që neësr të ngriheni tamam dhe të mos ju vijë gjumë.

Dhe studentët në shkollë (part time) mos harroni të shkoni në orar nesër.

Ka shumë studime që tregojnë se përfitimet që vijnë nga shijimi i një ore dritë më shumë janë të mëdha, për anën psikologjike tonën, duke ndikuar pozitivisht në ngritjen e humorit dhe largimin pak nga pak të trishtimit që na mbulon në dimër.
I pari që ka teorizuar ndryshimin e orës ka qenë Benjamin Franklin, në shekullin XVIII.

KOMENTE