English

Qeni sulmon 5 policë. Përfundojnë në gjendje të rëndë në spital (FOTO)

Pesë policë përfundojnë me plagë të rënda në spital pasi sulmohen nga një qen i tërbuar që lëvizte nëpër rrugët e Newham, në Lindje të Londrës.

Banorët u tmerruan kur dëgjuan britma dhe më pas ata panë disa policë që po luftonin me qenin.

Por qeni ishte shumë i fortë dhe nuk kishte ndërmend të largohej dhe më në fund ata e vranë atë.

Disa prej policëve kanë nevojë për kirurgji plastike, disa të tjerë për terapi intesive.

Qeni kishte kohë që qarkullonte tregojnë banorët dhe ai asnjëherë nuk ishte i shoqëruar nga të zotët e tij. Ai kishte sulmuar dhe kohë më parë të tjerë madje dhe një grua shtatzënë por asnjë nuk ndihmonte se ai ishte shumë i fuqishëm.
Tani banorët shprehen të kënaqur që ai u vra.
Në Britani ekziston ligji për mbrojtjen e kafshëve por disa herë është diskutuar që disa prej tyre të quhen të rrezikshëm dhe të ndalohet shumimi dhe sjellja e tyre. Por përsëri nuk është vendosur asgjë.

KOMENTE