Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rehabilitimi i 80 nga 92 rrugët më problematike të Tiranës. Basha inspekton punimet
English

Rehabilitimi i 80 nga 92 rrugët më problematike të Tiranës. Basha inspekton punimet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar sot disa nga segmentet rrugore të kryeqytetit në të cilat Bashkia ka ndërhyrë për rehabilitimin e tyre.
Zoti Basha ishte pasdite në rrugën Kujtim Laro në segmentin rrugor nga ura Irfan Tomini deri tek Vasil Shanto dhe në segmentin rrugore tek Qendra Kristal.
Zoti Basha ka marrë mirënjohjen e qytetarëve për ndërhyrjet që po kryhen në këto rrugë të cilat sipas tyre u kane shkaktuar shumë probleme kryesisht në makinat e tyre. Banorët në rrugën Kujtim Laro kanë kërkuar nga zoti Basha të shohë edhe mundësinë e ndërtimit të një lulishteje në hapësirën mes pallateve në cilën nuk është ndërhyrë asnjëherë deri me sot.
Ndonëse disa prej tyre të ndërtuara vonë punimet pa cilësi kanë bërë që në një kohë të shkurtër ato të shfaqin shumë probleme që shpesh herë janë bërë shkak për aksidente por edhe për vonesa në qarkullimin e automjeteve si është edhe një nga artieriet kryesore rrugore, segmenti nga ura Irfan Tomini deri tek Vasil Shanto.
Një nga rrugët më problematike që u inspektua nga Zoti Basha për të cilën banorët janë ankuar në mënyrë të vazhdueshme, ishte edhe ajo tek qendra Kristal në të cilën prej vitesh nuk është ndërhyrë.
Deri tani ka përfunduar rehabilitimi i 80 rrugëve nga 92 që janë parashikuar për ndërhyrje të menjëheshme për shkak të amortizimit të madh të tyre. Me urdhër të zotit Basha puna për përfundimin e rehabilitimit të këtyre segmenteve rrugore vazhdon me tre turne dhe ritme të shpejta.
Brenda këtij muaji është parashikuar të përfundojë plotësisht rehabilitimi i 92 rrugëve që janë më të amortizuara në qytetin e Tiranës. Më pas do të nisë faza e dytë për rehabilitimin e segmenteve të tjera rrugore në kryeqytet të cilat janë të amortizuara.
Ndërhyrja në këto akse nuk lidhet me investimet që janë parashikuar në buxhetin e vitit 2012 të Bashkisë së Tiranë. Për rrugët që janë parashikuar për t’u ndërhyrë me buxhetin e këtij vitit janë drejt përfundimit projektet dhe zbatimi i tyre do të fillojë në fillim të majit.

KOMENTE