English

Transeksualja përjashtohet nga Miss. Nuk ishte femër natyrale (FOTO dhe VIDEO)

Edhe pse ajo ishte në natën finale të Miss Vancouver, në Kanada, organizatorët e spektaklit zbulojnë se ajo ishte një mashkull, (ishte një transeksuale) pra e kthyer në femër pas një periudhe të gjatë në jetën e saj. Ajo kishte filluar të merrte hormone që në moshën 4 vjeç dhe deri në 19 vjeç ajo morri pamjen e vërtetë të një femre.

Jenna Talackova u skualifikua nga spektakli i bukurisë, në Kanada.

Vendimi për përjashtimin nga konkursi Miss Universe Kanada, e cila është në pronësi të Donald Trump, ka ngjallur zemërim në njerëz që bënin thirrje për Jenna për t'u rikthyer në garë.
Ajo u lut që ta mbanin pasi me të vërtetë ndihej grua, por rregullat e forta dhe strikte nuk e lejuan.
Profili Talackova tashmë është hequr nga faqja e internetit Miss Universe Kanada.
721

KOMENTE