English

Sëmundja mister vret vajzën 6 vjeçe, pas një feste me fëmijët

Një çift kanë mbetur zemërthyer pas vajza e tyre gjashtë-vjeçare ipapritmas ra dhe vdiq nga një sëmundje mister.
Mark Channon dhe partneri i tij Kelly Mullett kuptua se fëmija e tyre Lily, ndiente shumë ftohtë, kur ajo erdhi në shtëpi nga një festë.
Por vetëm katër ditë më vonë gjendja e saj u përkeqësua dhe prindërit e çuan në spital ku më vonë vdiq.

Shkaku i vdekjes së Lily Channon nuk dihet ende.
Mark, 50, dhe Kelly, 40 vjeç, po përballen me një situatë tepër të vështirë.
Duke folur nga shtëpia e tyre në Gosport, New Hampshire, Mark tha: "Çfarë e shkaktoi vdekjen e Lily është ende një mister. Duke mos ditur e bën çdo gjë shumë më keq.
"Ajo ka lënë një boshllëk në zemrën time. Unë nuk mund ta kuptoj pse kjo ka ndodhur ".
Lily shfaqi shenjat e të qënit sëmurë të shtunën, 3 mars, pasi erdhi në shtëpi nga një ditëlindje e miqve të saj.
Ata nuk e dërguan në shkollë pasi menduan se ishte pak e ftohur. Por 4 ditë më vonë temperatura e saj ra shumë dhe pulsi i saj ishte shumë i dobët. Pas vajtjes në spital ajo u vu nën kujdesin shëndetsor. Dhe kur të gjithë prisnin që të përmirësohej, zemra e saj pushoi.
25 mjekë dhe infermierë nuk arritën të kuptojnë shkakun e vdekjes së vogëlushes.
Prindërit nuk e dinë akoma shkakun e vdekjes duke e bërë dhe më të dhimbshme situatën që po kalojnë.

KOMENTE