Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pulat do të shpërndahen për reduktimin e mbetjeve
English

Pulat do të shpërndahen për reduktimin e mbetjeve

Fshati francez Pince do të japë pula për të reduktuar mbetjet.

Një fshat francez ka propozuar dhënien e dy pulave për çdo familje në mënyrë që
mbeturinat organike të reduktohen.
Zyrtarët e fshatit Pince në veri perëndim të Francës pohojnë se çdo pulë duhet të konsumojë 150 kg /vit të mbeturinave.
Ata shpresojnë se përveç reduktimit të mbeturinave, pulat do të ndihmojnë familjet të kursejnë të holla duke ju siguruar vezë.
Ata që kanë shprehur interes do ti marrin pulat e tyre në muajin Shtator.
Fillimisht ideja u morr si një shaka, por kur u realizua ishte një ide e mirë, tha Lydie Pasteau kryetaria e fshatit për televizionin France 3.
Kjo ide gjithashtu do të përforcojë lidhjet e komunitetit: ashtu si njerëzit kujdesen për macet e të afërmve të tyre dhe qentë, ndërsa ata janë larg, ata gjithashtu do të kujdesen edhe për pulat ",tha ajo.
Për skemën e deritanishme kanë shprehur interesin e tyre 15-20 familje.
Pasteau shpreson se pulat do të provojnë se janë një investim i mirë meqë kostoja e asgjësimit të mbeturinave po rritet gjithnjë e më shumë.

KOMENTE