English

Ushqimet më të mira për Aneminë

HURMA
Për kurimin e kësaj sëmundjeje në mjekesinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, deget, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kane gjetur perdorim te mire kunder anemise.

KARROTA
Karrota është e pazëvendesueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karrotës në sasi prej 50-150 grë është ilaç efikas te të sëmuret, që vuajnë nga anemia. Karrota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.

RREPA E KUQE
Të semureve u këshillohet pirja çdo dite e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo dite 10 – 15 fruta të mandarinës për një kohe prej 20 – 25 dite.

GJETHE HITHRE
Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 grame gjethe hithre, 10 grame uthull dhe 10 gram gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj serish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura per 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjate tere dites me lugen e kafese.

LULESHTRYDHJA
Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbel. Në fitoterapi perdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kesaj bime janë mjaft të pasura me vitamine C, me kripen natyrore, e cila ben pastrimin e gjakut. Ne shume vende perdoret si sallate, sidomos për ata që vuajne nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinen, taninet, vitaminen B, C dhe provitaminen A, shume minerale, ka përqindje të larte të kriperave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteine, pektinen, holinen etj.

FIKU
Është nje frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemiket dhe nga ata qe ndiejnë shume të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi.

KOMENTE