Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Delegacioni i Serbisë sulmohet me gurë
English

Delegacioni i Serbisë sulmohet me gurë

Sot rreth orës 16:10, në Prishtinë, nga persona të dyshuar është sulmuar me gurë konvoji i një delegacioni të Republikës së Serbisë, i cili ishte nën përcjelljen e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.Si pasojë e kësaj, dy veturat e delegacionit kanë pësuar dëme të vogla materiale duke iu thyer xhamat anësorë, ndërsa lëndime të personave nuk ka pasur.

Zyrtarët policorë kanë intervenuar menjëherë për ta parandaluar incidentin dhe kanë arritur të arrestojnë një person si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në këtë rast.
Zyrtarët policorë lidhur me këtë rast e kanë shoqëruar edhe personin e dytë në stacion policor, por i njëjti pas intervistimit me autorizim të prokurorit është liruar.
Zyrtarëve të delegacionit iu është ofruar ndihma mjekësore, por ata kanë refuzuar ndihmën mjekësore me arsyetimin se nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe nuk kanë nevojë për ndihmë.Pas përfundimit të procedurave policore, delegacioni nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ka vazhduar rrugën për në destinacionin e tij, thuhet në kumtesën e Policisë së Kosovës.

KOMENTE