Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burri 67 vjeç dhe gruaja 31 vjeç lindin fëmijën e tyre të parë
English

Burri 67 vjeç dhe gruaja 31 vjeç lindin fëmijën e tyre të parë

Babai 67 vjeçar ose më mirë gjyshi, pasi ai ka fëmijë nga gruaja e parë Malcolm Lawrence, është bërë baba i një vajze që ka lindur përmes mënyrës invitro nga bashkëshortja e tij 31 vjeçare Ann-Marie.

Malcon është njohur me Marien që kur ajo ishte 19 vjeç dhe ai 55 vjeç. Ai mendoi se ajo ndiqte djalin e tij Gavin, por në të vërtetë ajo kishte rënë në dashuri me të.

Pasi u martuan ata dëshironin një fëmijë por ai nuk mundeshe të ndërmerte një gjë të tillë pasi kishte probleme me zemrën dhe rezervoi spermën e tij në laboratoret e spitalit në Cardif në Britani, pasi dhe bashkëshortja ishte e vogël në moshë, për përdorimin e metodës IVF.

Ai ka kaluar 12 sulme në zemër dhe tani kur Ann-Marie ishte perfekt për përdorimin e metodës IVF ata vendosën që me spermën e ngrirë në laborator që para 10 vjetësh të provonin fatin për të patur një fëmijë.

Dhe kur asnjë nuk e besonte mrekullia ndodhi.

Ata ndihen shumë të lumtur dhe nuk ndihen keq për diferencën e madhe në moshë pasi burri e ka dëshiruar gjithmonë që gruaja e vet të kishte një fëmijë për të cilën do ta bënte atë të lumtur.
Pas vajzës së parë do të përpiqen për të patur tjetër fëmijë.

KOMENTE