English

Madona kërkon një vend të mirë në listat amerikane

Ajo ka thyer tashmë rekord në Britani të Madhe me albumin e saj të ri MDNA, dhe tani duket se Madonna kërkon të arrijë sukses të ngjashëm në SHBA.

Megjithatë, një raport i ri sugjeron se Madona materialiste po bën një pëprjekje "pak të dredhuar" për të siguruar një vend në Billboard charts.

Albumet e saj nuk janë shitur në mënyrën tipike, pasi për çdo biletë të shitur për një nga shfaqjet e saj, blerësit gjithashtu marrin një kopje të MDNA.
Ata kanë mundësi të shkarkojnë albumin në iTunes falas ose të marrin një kopje në postë.

Turneu i saj në Amerikën veriore nis në 28 gusht në Filadelfia, Pensilvani dhe përfundon në Atlanta, Gjeorgji më 17 nëntor.

"Për çdo biletë të blerë online, ju do të merrni zgjedhjen tuaj të një kopjeje digjitale apo fizik të MDNA.

Kjo nuk është hera e parë që ky mashtrim është gjykuar, ndonëse artistët e tjerë si Bon Jovi dhe Tom Petty nuk ishin të suksesshëm si kjo grua bionde dhe me ambicie.
Madonna ka vendosur tashmë një rekord të ri në Mbretërinë e Bashkuar për numrin më të madhe të albumeve nga një këngëtar solo.

KOMENTE