Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ashtu si hani, ashtu bëni dhe seks
English

Ashtu si hani, ashtu bëni dhe seks

Çokollata, luleshtrydhe fruta deti. Ka një sërë ushqimesh që ndezin erosin. Sidomos nëse kombinohen ashtu siç duhet. Siç ka dhe të tjera gjëra që shuajnë dëshirën erotike.
Nëse deri tani ke menduar se një vakt romantik do të thotë shumë verë, biftek dhe në fund një ëmbëlsirë me çokollatë, bën mirë të ndërrosh mendje. Sepse me këtë meny nuk do të bësh gjë tjetër veçse do të kalosh një natë në gjumë të rëndë. Planet për një mbrëmje romantike dhe seks, do të të duhet t’i lësh për një ditë tjetër. E pra mëso se mënyra më e mirë për të mbajtur të ndezur dëshirën seksuale është të hash lehtë. Duhet të ndjekësh një dietë me pak yndyrna dhe të bësh shumë ushtrime. Arsyeja? Një dietë me shumë yndyrë do të detyrojë gjakun që të shkojë në stomak dhe jo aty ku duhet: në organet seksuale. Ti ke mundësi të shijosh një jetë të shëndetshme seksuale. Ja si mund të ndihmojë dieta:
-Bën mirë për shëndetin dhe për seksin. Për këtë kjo dietë përfshin ushqim me pak yndyrna të balancuara që i mban ndjenjat e tua të gjalla.
-Afërdita thuhet se ka lindur nga deti. Ndoshta për këtë shumë ushqime të detit kanë reputacion të mirë si afrodiziakë. Ky plan ushqimesh përfshin opsione të shijshme që stimulojnë ndjenjat.
-Ushqimet pikante ngrohin trupin. Kjo dietë përfshin ushqime me shumë piper, për t’u nxehur më mirë.

Mbaj mend dietën e vetme që do të nxisë jetën tënde seksuale:
MËNGJESI
Opsioni i parë
Luleshtrydhe të zhytura në pluhur sheqeri
Lëng i freskët portokajsh të shtrydhur
Omëletë
Qumësht

Opsioni i dytë
Reçel rrushi dhe qershie
Salmon i tymosur mbi bukë të thekur, me krem djathi pa yndyrë
Kafe e freskët

Opsioni i tretë
Pite të ëmbla
Manaferra të freskëta
Lëng rrushi
Kapuçino

Dreka
Opsioni i parë
Supë me luleshtrydhe
Djathë me drithëra
Sallatë me shparguj
Dardha të freskëta

Opsioni i dytë
Sallatë
Bukë e thekur me hudhra
Krem kakao

Opsioni i tretë
Picë
Ullinj të përpunuar
Mollë të prera me arra dhe fruta të thata

Darka
Opsioni i parë
Supë me fruta deti
Sallatë jeshile
Bukë e thekur
Komposto dardhe

Opsioni i dytë
Mish pule
Bukë me kaçkavall
Sallatë jeshile
Manaferra të zhytura në çokollatë

Opsioni i tretë
Karavidhe
Sallatë spinaqi
Ca role buke të ngrohtë
Tortë me çokollatë me pak yndyrë


Çfarë duhet të bësh dhe çfarë jo
Duhet:
Të servirësh ushqime që janë të shijshme, të ndryshme dhe ndoshta pak të rralla.
Të gatuash ato ushqime që njihen gjerësisht si afrodiziakë siç janë luleshtrydhet dhe çokollatat.
Nuk duhet:
Të hash ushqime me shumë yndyrë, veçanërisht para një nate kur planifikon seks. Yndyrat mezi treten, kështu që rryma e gjakut rrjedh në sistemin e tretjes dhe largohet nga sistemi i riprodhimit.
Të përdorësh shumë alkool. Pak, mund të rrëzojë pengesat, por më shumë bëhet frenues.

KOMENTE