English

Vrasje e kosovari dhe plagosja e 31 vjeçares në Hamburg, Gjermani

Një shqiptar nga Kosova ka mbetur i vrarë dhe një vajzë 31 vjeçare u plagos rëndë nga një atentat me disa persona të armatosur dhe me maska mbrëmjen e së mërkurës.

Ngjarja ndodhi në Cafe Keese, një lokal në zonën Saint Pauli në Hamburg, ku personat e dhunshëm u futën dhe hapën zjarr ndërkohë që kishin përdorur dhe thikat.

Xhevdet H., 44 vjeç ka mbetur i vdekur, ndërsa e plagosura që kishte lidhje familjare po nga Kosova është Nazlije H., 31 vjeçe.

Policia po heton vrasjen ndërkohë ka arrestuar disa të dyshuar ku tre prej tyre janë serbë.

KOMENTE