English

Pubet dhe diskot brenda pallateve detyrojnë banorët të shesin shtëpitë

Vera po vjen dhe lokalet me muzikë apo Pubet si i thonë, po rritin orët e muzikës deri vonë pas mensate.

Por a kanë një rregull këto pasi shumica për të mos thënë të gjitha prej tyre ndodhen në zona të banuara madje brenda pallateve?
A ka regulla lidhur me hapjen e tyre në vende të caktuara? Deri kur mund të qëndrojnë hapur?

Banorët pas shumë ankesave të shumta përsëri nuk kanë gjetur rehatinë e tyre pasi është e pamundur që të shkosh në shtëpi si një vend relaksimi pas një pune të lodhshme, të gjesh qetësi.

Dhomat oshëtijnë dhe tronditen nga zhurma e fortë. Dhe tani që vjen vera i lënë dhe dyert hapur dhe zhurmat vijnë sikur t'i kesh në shtëpi.

Shumë prej banorëve kanë filluar të shesin dhe shtëpitë pasi ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.

Prej disa muajsh ata kanë kërkuar ndihmën e policisë bashkiake dhe atë të rendit, por për arsye që nuk dihen pronarët e këtij lokali vazhdojnë punën e tyre normalisht.

“Duam që urdhri i dhënë nga Bashkia që të mos ketë muzikë pas orës 23.00 të zbatohet, asgjë më tepër”, shton një banore.

KOMENTE