English

Rinald Kapo arrestohet pasi ka proçeduar për pasaportë të një shtetasi të shpallur në kërkim

Vlorë në datë 04.04.2012 nga Shërbimet e Policisë në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë në bazë të informacione të marra në rrugë operative dhe nga hetimet e kryera është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasit:
• Rinald Lefter Kapo, vjec 25, banues në Vlorë me profesion operator pranimi i kompanisë së prodhimit të pasaportave “ALEAT” në Komunën Shushicë fshati Llakatund.

Arrestimi i këtij shtetasi është kryer pasi dyshohet se ka proceduar në aplikimin për pajisje me pasaportë të një shtetasi të shpallur në kërkim me të dhëna të rreme të cilat i përkasin një shtetasi tjetër. nga Strukturat Kundër Krimit Financiar vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor edhe për disa raste të tjera si dhe për identifikimin dhe kapjen e personit që ka aplikuar me të dhënat e rreme.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Fallsifikimi i pasaportave, leternjoftimeve ose vizave” parashikuar nga neni 189/3 I Kodit Penal.

KOMENTE