English

Pse në Britani janë 20 000 burra shtatzënë?

Në Britani në vëzhgimin e parë të statistikave mjekësore të bien në sy emrat e 20 000 burrave që rezultojnë te jenë shtatzënë.

Por a është kjo e vërtetë? Ç'po ndodh në Britani? Mos vallë uji që pijnë është ndryshe?

Por studiuesit në Imperial College në Londër studiuan të gjitha të dhënat e pacientëve që kishin nevojë për kujdes shëndetsor dhe vunë re se në sistem ishte bërë një miks të dhënash informacioni.

Kodet qenë përzier madje rezultoi se dhe shumë adoleshentë figuronin sikur kishin nevojë për shërbime që u bëheshin të moshuarve.

Prandaj ky miks kodesh me të dhënat e pacientëve meshkuj dhe femra duhet të rregullohet menjëherë dhe për këtë ekipi i studiuesëve ka kërkuar nga mjekët klinicistë të merren dhe njëherë dhe me tepër kujdes të dhënat e pacientëve dhe të hidhen në sistem nga e para.

KOMENTE