Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jozefina Topalli i përgjigjet Edi Ramës në konferencë për shtyp. Fjala e saj e plotë
English

Jozefina Topalli i përgjigjet Edi Ramës në konferencë për shtyp. Fjala e saj e plotë

E ndjeva për detyrë të sqaroj opinionin publik, në lidhje me deklarimet e djeshme e të sotme të Kryetarit të PS, i cili sa herë ka hall, përpiqet të fshihet sipas rastit o në kuti, o në çadër, o në kafaz ose kudo që mendon se i bën bisht realitetit.
Kësaj here paska gjetur “sirtarin e Jozefinës”.

Ky “burri” që qan se “po e rreh Jozefina”, bën mirë t’u shpjegojë shqiptarëve, dhe veçanërisht socialistëve, se PERSE, ndodhemi në këtë situatë(???):

DMTH:
- Nëse këtë zonjën Seseri, e solli Jozefina në parlament, apo ai vete.
- Me tej duhet t’u shpjegojë, nëse këtë zonjën që në tri vjet nuk ka ardhur as 3 ditë në parlament e pengoi Jozefina,
- e më tej, kur zonja zgjodhi të mos shpenzojë me asnjë ditë në parlament dhe të japë dorëheqjen e bëri këtë për shkak të Jozefinës?

Në historinë e Kuvendit, është unik rasti Seseri në përçmimin që ajo i bën Parlamentit dhe atyre që e kanë zgjedhur. Ky është rasti i degradimit, apo fenomeni i pashembullt i Partisë së miliarderëve me Kryetar “fukara”.

Aktualisht Parlamenti, Këshilli i Rregullores, KQZ-ja, ndodhen përpara një situate që duhet sqaruar në modalitetet e saj, pra se si duhet të realizohet;
dhe jo ne thelb, pasi askush, (përveç zotit Rama) nuk ka vënë në pikëpyetje faktin që në poltronin e zonjës Seseri në parlament, do të ulet një “Seser” tjetër, po ashtu socialist.

Problemi është që “Seser” apo jo, zotëria që ka radhën për të hyrë në Kuvend, duhet të hyjë me dinjitetin dhe respektin ndaj Kushtetutës dhe ligjit, mbi të cilën jemi betuar të gjithë ne.

Nuk mund të hyjë as nga penxherja, e as nga dera e pasme, e në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpikë “mosmarrëveshja” mes zotit Rama dhe udhëheqësve socialistë në Kuvend.

Në mbledhjen e Këshillit te Rregullores, (prej 10 anëtarëve, prej te cilëve 5 janë të opozitës), përfaqësuesit e PS ndërruan mendje disa herë në interpretimin e çështjes, duke insistuar se vendimi i KQZ ishte “një”, “dy”, “tri” apo “më shumë fish” i paligjshëm dhe anti-kushtetues.

Këtyre, iu shtua dje mendja e zotit Rama, i cili tha “me zë dhe figurë” krejt të kundërtën, pra që “Vendimi i KQZ është krejt i ligjshëm, Kushtetues dhe i qartë si drita e diellit”.

Duke qenë se Këshilli i Rregullores nuk funksionon me shumicë votash por në barazi të plotë përfaqësimi 5 anëtarë nga mazhoranca dhe po 5 nga opozita, deri sa zoti Rama të ndajë përfundimisht mendjen mbi ligjshmërinë ose jo të akteve ligjore të prodhuara deri tani për këtë çështje, “i mjeri Këshill”, me gjithë socialistë brenda, është i bllokuar në dhënien e çdo opinioni dhe arritjen e çdo konkluzioni.

Ndërkohë, Z. Rama duhet t’i thotë shqiptarëve se në cilin nen të Kushtetutës, Rregullores apo Kodit Zgjedhor, autorizohet Kryetarja e Kuvendit për të dhënë apo për të hequr mandatin e deputetit.

Gjej rastin që publikisht të ripërsëris për të disatën herë në tri vjet, kërkesën për zotin Rama dhe partinë qe ai drejton, që të sjellin kandidaturat për vendet vakante qe i përkasin opozitës në: “Bordin e TVSH” dhe “Këshillin Kombëtar të Radio Televizioneve”, vende këto të lëna bosh qe prej tri vitesh, njësoj si poltrona e zonjës Seseri ne Parlament.

Për sa i përket “Vandakut të mandateve për funksionet Kushtetuese”, atë, zoti Rama duhet ta kërkojë në “sirtarët Presidencës” aty ku e ka dërguar me vendim Kuvendi me votën e tij në seancë plenare dhe jo Jozefina; por aty unë nuk e ndihmoj dot, nëse kërkon, do të gjeje me siguri një votues të tij të devotshëm që do ta sqarojë.

Pastaj, nëse siç tha dje kryetari i PS, e gjithë kjo histori “burrash” që ndërrojnë fjalën çdo sekondë, nuk ka për objektiv bllokimin e reformave dhe prishjen e konsensusit, atëherë edhe modalitetet ligjore e Kushtetuese sigurisht që gjenden brenda kornizës se ligjeve të shtetit ligjor.

Deri tani në fakt, zoti Rama ka kërkuar si gjithnjë një “gjethe fiku”. “Gjethe fiku”: o në “kuti”, o në “çadër”, o në “sirtar”. Problemi është se edhe po e gjeti, ajo nuk e mbulon, veçse të turpëron.

KOMENTE