English

Policia e Kosovës dhe KFOR nuk garantojnë mbrojtje për gazetarët në urën e Mitrovicës

Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë urdhëruar gazetarët që të largohen nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për shkak se siç u kanë thënë nuk mund të garantojnë siguri për ta. Ndërsa para pak minutash, rreth 20 të rinj serbë me flamuj të Partisë Përparimtare serbe, kanë qëndruar pranë urës së Ibrit, duke e provokuar situatën e tensionuar në këtë qytet.
Të rinjtë serbë, kanë qëndruar pranë urës për pesë minuta në pjesën veriore të Mitrovicës.
Polica e Kosovës dhe KFOR-i kanë shtuar numrin e pjesëtarëve të tyre pranë urës, por jo edhe policia e EULEX-it të cilët një ditë më parë bënë një spektakël të panevojshëm pranë urës, e cila kjo sjellje ka irrituar një numër të madh të qytetarëve shqiptarë. Qytetarët akuzuan EULEX-in se nuk u ofron asnjëherë ndihmë kur u kërkohet, ndërsa pa ndonjë arsye alarmon gjendjen edhe ashtu të tensionuar.

Ndryshe, kryetari i Partisë Përparimtare serbe të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, është duke zhvilluar një fushatë elektorale ilegale në sheshin “Shumadia” në veri të Mitrovicës. Besohet se Nikoliq, ka hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

KOMENTE