Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zv.Kryeministri Haxhinasto pret Ambasadorin e ri të Vietnamit, z. Ngo Doy Ngo
English

Zv.Kryeministri Haxhinasto pret Ambasadorin e ri të Vietnamit, z. Ngo Doy Ngo

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto ka pritur dje në një takim Ambasadorin e ri të Republikës Socialiste të Vietnamit në Tiranë, z. Ngo Doy Ngo, me rezidencë në Budapest, me rastin e paraqitjes së Letër- Kredencialeve.

Z.Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis dy vendeve, si dhe u ndal në mundësitë për t’i çuar më tej këto marrëdhënie në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, të identifikuara gjatë vizitës së tij në Vietnam në nëtor të vitit të kaluar.

Duke folur për marrëdhëniet në fushën e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, ai e vuri theksin në bashkëpunimin e komuniteteve të biznesit, në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe forumeve të tyre të biznesit.

Në takim u ra dakord për nënshkrimin sa më shpejt të Marrëveshjeve të ndryshme, si ato për Eliminimin e Taksimit të Dyfishtë, për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Investimeve, në fushën e Arsimit, Kulturës etj.

Vëmendje të veçantë Ministri Haxhinasto i kushtoi edhe bashkëpunimit në fushën e organizatave ndërkombëtare.

KOMENTE