English

Çfarë kanë brenda çantat e grave? Ekspozitë (FOTO)

A ju ka shkuar në menjde sidomos meshkujve se çfarë përmbajnë çantat e grave në jetën e përditshme?

Shumë nga meshkujt dhe mund ta dinë, por shumë të tjerë jo, megjithatë ato janë një thesar i vërtetë.

Por artisi apo piktori Hans-Peter Feldmann ka shkuar dhe më tej. Ai ka ndaluar disa gra dhe u ka shpjeguar qëllimin e tij për hapjen e një ekspozite me gjërat që ato kishin në çantë në një ditë të zakonshme.
Çdo grua është paguar me 400 euro për të bërë një veprim të tillë.

I lindur në Gjermani në vitin 1941, Feldmann shpejt u bë një figurë kyçe në skenën e artit Dusseldorf dhe është një bashkëkohës i Joseph Beuys, e Gerhard Richter dhe Sigmar Polke.

Nëpërmjet përkushtimit të tij gjatë gjithë jetës për mbledhjen, Feldmann ka kërkuar vëmendje të materialit kulturor që na rrethon duke mbledhur imazhe dhe objekte të përditshme nga burime të ndryshme.

Ai shprehet se kur ishte fëmijë e shihnin kuletën e nënës së tyre si një tabu dhe gjithmonë ishin kuriozë të dinin çfarë kishte brenda.

KOMENTE