English

Geront Xhukellari gjendet i asfiksuar në minierën e Vërdovës

Geront Xhukellari 33 vjeçari nga Vërdova e Pogradecit është gjetur i vdekur në minierën e Vërdovës.

Ai ishte denoncuar nga familjarët e tij rreth orës 01:30 të mëngjesit pasi nuk kishte erdhur në shtëpi.

Policia pasi mori të dhënat për lëvizjet e fundit të djalit, pas disa orësh kërkimesh, forcat e Repartit të inspektim shpëtimit të minierave, (RISHM) kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit të asfiksuar nga gazi në brendësi të minierës i cili kishte ikur [video=]dje për të mbledhur skrap në minierën e braktisur të Vërdovës.

33 vjeçari ishte asfiksuar nga gazi i minierës dhe ka mbetur brenda pa arritur të dilta jashtë galerive.

KOMENTE