Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:14094458:SSL routines:ssl3_read_bytes:tlsv1 unrecognized name in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetarja e Kuvendit dënoi dhunën e një grupi deputetësh socialistë sot në parlament
English

Kryetarja e Kuvendit dënoi dhunën e një grupi deputetësh socialistë sot në parlament

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Kryetarja e Kuvendit dënoi dhunën e organizuar të një grupi deputetësh të opozitës, me qëllim bllokimin e procedurave të votimit në seancën e sotme parlamentare.

Në seancën e sotme parlamentare, sipas pikës së rendit të ditës për votimin e anëtarit të KLD, nisi procedura në përputhje me Rregulloren e Kuvendit e votimit te fshehtë dhe me kuti, për dy kandidaturat alternative të paraqitura sipas vullnetit konsensual të dy palëve. Procedura e votimit të fshehtë me kuti, parashikon se sekretariati i votimit, administron procesin me fuqi të plota. Ai administron fletët e votimit të cilat vulosen dhe firmosen nga të gjithë anëtarët përpara se t’i dorëzohen secilit deputet që kryen procedurat e votimit. Votimi kryhet individualisht në dhomën e fshehtë të ngritur për këtë qëllim.

Kështu ka ndodhur votimi në 20 vjet parlamentarizëm kur çdo deputet voton brenda parlamentit, kështu ka ndodhur votimi në 20 vjet demokraci, kur çdo shqiptar voton në zgjedhje.

Për herë të parë sot, grupi i opozitës dhunshëm kërkoi të ndryshoheshin këto procedura, kërkoi që t’i rrëmbente kompetencën sekretariatit të votimit dhe procesi i votimit të administrohej sipas urdhrave që Gramoz Ruci i merrte me telefon. Në këtë akt dhune, Gramoz Ruci, pasi konsumoi kërcënimet për bllokim të votimit, rrëmbeu fletët e votimit për të mos lejuar votimin me fletë.

Në këtë situatë, Parlamenti, në përputhje me Rregulloren procedoi me votimin e fshehtë me elektronikë.

Ky veprim i dhunshëm i drejtuar nga Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste z.Gramoz Ruçi është forma më e shëmtuar e praktikave recidiviste me të cilat Partia Socialiste, kërkoi prej më shumë se dy vjetësh të mbante Shqipërinë larg prej procesit të integrimit. Ky veprim u krye në kundërshtim flagrant me procedurat që përcakton rregullorja për votimin, me praktikën 20 vjeçare parlamentare për këtë çështje dhe në shkelje të vendimit përkatës të Komisionit të votimit.

Kjo dhunë e organizuar dhe e qëllimshme është dhunë ndaj parlamentit, parlamentarizmit dhe shtetit ligjor. Për këtë arsye Kryetarja e Kuvendit shpreh mospajtimin e saj të hapur dhe publik me këtë shfaqje të shëmtuar dhe i bën thirrje Grupit Parlamentar të PS të analizojë me përgjegjësi veprimin dhe t’i kthehet parlamentit dhe shtetit ligjor.

KOMENTE