English

Ligji i ri për Akcizën në kundërshtim me direktivën e BE-së shprehet Luan Bregasi (VIDEO)

Biznesi kundërshton me forcë ligjin e ri për akcizat, që e detyron atë të parapaguajë garanci prodhimin e pashitur në gjendje stok.
844

"Eshtë një kosto shumë e lartë e papërballueshme, përveçse bie edhe në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian, që përgjithësisht e aplikon garancinë vjetore vetëm për ndërmarrjet që rifillojnë rishtas punën, pra për ndërmarrjet e reja. Ndërsa për ndërmarrjet që janë në treg prej shumë vitesh, që kanë formuar staturën e tyre korrekte ndaj shtetit, nuk ka asnjë arsye që
"t'u vihen pranga të tilla", siç është garancia vjetore akcizës", tha Bregasi, presidenti i "Business Albania".
Ndërsa biznesmeni i prodhimit të birrës Stefan Pinguli thekson:
"Parapagimi i akcizës siç vetëkuptohet, është një peshë jashtëzakonisht e madhe në kuptimin financiar tonin. Tani jemi të detyruar të marrim fonde për të blerë akcizën përpara se ajo të shitet."

KOMENTE