Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi merr pjesë në Samitin e 15-të Ekonomik Euro-aziatik në Turqi
English

Presidenti Topi merr pjesë në Samitin e 15-të Ekonomik Euro-aziatik në Turqi

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, dhe në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, është nisur dje për të marrë pjesë në Samitin e 15-të Ekonomik Euro-aziatik në Stamboll me ftesë të Drejtuesit të Fondacionit “Marmara”, Dr. Akan Suver.

Në punimet e Samitit do të jenë të pranishëm autoritete të larta shtetërore të vendeve evropiane e aziatike, kryetarë shtetesh, si Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, ish-presidenti turk Sulejman Demirel, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, zëvendëspresidentë, kryetarë qeverish e parlamentesh, si: Kryetari i Parlamentit turk Xhemil Çiçek, ministra nga vende si: Belgjika, Azerbajxhani, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Turqia, etj, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeledin Ihsanoglu, drejtues e përfaqësues organizatash të rëndësishme amerikane, franceze, gjermane, ruse, angleze, zvicerane, etj, si dhe mjaft biznesmenë e të ftuar të tjerë.

Presidenti Topi në krye të delegacionit zyrtar do të marrë pjesë në seancën e veçantë të Izmirit të krerëve të shteteve të ftuar në Samit, në ‘Seancën e Presidentëve’, me temë: “Uria, varfëria, papunësia”, gjatë së cilës, përveç diskutimeve mbi strategjitë e kapërcimit të situatës së vështirë të krizës ekonomike dhe financiare që ka përfshirë botën, do të flitet edhe për zhvillimin e mëtejshëm të perspektivave të përbashkëta mes vendeve evropiane e aziatike, fuqizimin e marrëdhënieve politike dhe shtimin e bashkëpunimit, sidomos në drejtim të rritjes së projekteve ekonomike dhe përmirësimit cilësor të jetës sociale të popujve.

Gjatë punimeve të kësaj Seance të Samitit të 15-të Ekonomik Euro-aziatik, Presidenti i Republikës do të mbajë një fjalë përshëndetëse mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri, mbi situatën e vështirë ekonomike e financiare globale, si dhe do të ngrejë çështje të rëndësishme të shtimit të bashkëpunimit euro-aziatik dhe të hartimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta ekonomike, energjetike, infrastrukturore, etj, dhe të rritjes së prosperitetit për të gjitha vendet dhe të harmonisë mes popujve.

KOMENTE