Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Instituti i Konfucit në Tiranë për mësimin e kinezçes (VIDEO)
English

Instituti i Konfucit në Tiranë për mësimin e kinezçes (VIDEO)

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zoti Myqerem Tafaj, nënshkroi dje një memorandum mirëkuptimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, me qëllim bashkëpunimin e palëve për të zbatuar në Shqipëri një nga praktikat më të mira në botë, sa i përket edukimit të sipërmarrjes dhe përgatitjes së të rinjve për tregun e punës.
Në fjalën e tij, ministri Tafaj, falënderoi përfaqësuesin e Fondacionit Shqiptaro-Aamerikan z. Ian Schneider, për këtë marrëveshje, e cila synon të promovojë një praktikë tashmë e njohur në mbarë botën, që lidhet me edukimin e sipërmarrjes së të rrinjve në shkollë , çka do të thotë, përgatitjen e tyre për tregun e punës. Kjo praktikë, konsiston në pwrfshirjen e disa module në planin mësimor të shkollës sonë, fillimisht në shkollat e mesme, përkatësisht në klasat e XI dhe XII.
Ministri Tafaj, tha se: “Në këtë kuadër, MASH do të bashkëpunojë me Fondacionin Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim, për të zbatuar këtë program në të gjitha shkollat tona të mesme. Në bazë të kësaj marrëveshje, fillimisht do të fillohet me një grup shkollash të mesme pilot të shpërndara në të gjitha rrethet e vendit dhe në një fazë të dytë, ky projekt do të shtrihet në të gjitha shkollat e mesme të Shqipërisë.
Ministri Tafaj, siguroi se përfshirja moduleve të edukimit të sipërmarrjes në planin tonë mësimor, përbën një hap shumë të rëndësishëm në modernizimin e kurrikulës, çka do t’ju japë mundësi të rinjve të afëtsohen dhe të fillojnë që në shkollë, shprehi të nevojshme për sipërmarrje. Në këtë mënyrë, ne realizojmë dhe atë objektiv që ka shkolla jonë e mesme për t’i përgatitur të rinjtë për tregun e punës dhe për vazhdimin e arsimit të lartë.
Në përfundim të fjalës së tij, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, i shprehu Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim gadishmërinë për të vijuar bashkëpunimin e shkëlqyer të vendosur në dy vitet e fundit dhe garantoi ata për mbështetjen e MASH, DAR/ZA-ve dhe shkollave ku do të fillojë zbatimi i këtij projekti.

860

KOMENTE