English

Mbreti Juan Carlos i Spanjës sërish në kirurgji

Mbreti i Spanjës Huan Karlos i është nënshtruar një operacioni pas rënies në një udhëtim privat në Botsvana, ka thënë Pallati Royal.
Mbreti pësoi një frakturë të trefishtë pasi ka patur probleme me artritin.
Ky është operacioni i katërt i mbretit 74-vjeçarqë ka pësuar në dy vitet e fundit.
Këtë javë, nipi 13-vjeçar i mbretit u trajtua në spital pasi vrau këmbën.
Mbreti Juan Carlos iu nënshtrua një operacioni të shtunën në mëngjes në Spitalin San Hoze në Madrid, nën mbikqyrjen e Dr Angel Villamorthe.

Pallati ka thënë: "Juan Carlos kishte pësuar një frakturë lë legenit të djathtë në tre copa, të lidhura me artrit. Një rindërtimi i pjesëve të frakturës është kryer dhe një implant i legenit u instalua.".
Ai tha se rënia në Botsvana ishte "aksidentale", por nuk dha hollësi të mëtejshme.
Por e përditshmja spanjolle El Pais tha se mbreti ishte për gjueti të elefantëve

Në tre operacione të tjera që nga maj i vitit 2010, Mbreti ka pasur një tumor beninj të mushkërive që e ka hequr, dhe probleme me gjurin.

KOMENTE