Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sajojnë histori aksidentale për të fituar para. Polici bashkëpuntor
English

Sajojnë histori aksidentale për të fituar para. Polici bashkëpuntor

Kanë improvizuar aksidentin pasi donin të fitonin para nga siguracioni.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës ku tre persona kanë rrënë në pranga e policisë midis tyre dhe një inspektor policie i qarkullimit rrugor Ahmet Daci që akuzohet për fallcifikim dokumentash, shtetasi Kreshnik Gjoka 30 vjec për fallcifikim dokumetesh dhe fitim siguracionesh.
Ndërkohë personi tjetër po kërkohet nga policia por emri ër arsye hetimi nuk jepet.
Që të tre në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të përfitojnë një shumë prej 32 milion lekësh nga siguracionet, pasi kanë improvizuar një aksident të rremë automobilistik. Policia thotë se Keshnik Gjoka ka deklaruar se eshte perplasur me nje makine me targa, greke dhe për pasojë ka kërkuar shumën monetare si dëmshpërblim. Por nga hetimet është vënë re që makina e deklaruar rezultonte të ishte në Greqi.
Kjo ka qënë si një nyje për të sajuar gjithë historinë më pas.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, Task Forca, Prokuroria e Durresit dhe Policia e qarkut kanë qënë organet që kanë zbuluar historinë e sajuar.

KOMENTE