English

4 të plagosur në aksidentin e ndodhur në rrugën nacionale Fushë Krujë-Mamurras

Në rrugën nacionale Fushë Krujë-Mamurras pranë fshatit Derven në Krujë janë përplasur dy automjete, njëra autoveturë tip “BMW X5” me targë të Krujës është përplasur me një autoveture tip “FIAT Punto”, me targë të Pukës dhe që të dyja kanë dalë jashtë rruge.

Si rezultat i aksidentit janë plagosur 4 persona që janë dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë dhe 2 prej tyre bëhet e ditur se janë në gjendje kritike për jetën.

Shpejtësia e madhe, lagështia në rrugë dhe pamja e kufizuar për shkak të reshjeve kanë qenë disa nga shkaqet e aksidentit.

KOMENTE