Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
A është e vërtetë që shqiptarët në veri të Kosovës rrinë në gatishmëri?
English

A është e vërtetë që shqiptarët në veri të Kosovës rrinë në gatishmëri?

Dora e shtetit të Kosovës ende s’po shihet në veri të Kosovës. Dhe për këtë disa fshatarë dhe ushtarë të ish brigadës së UÇK-së 141 “Mehë Uka” që po jetojnë në ankth për shkak të paralajmërimeve se Serbia mund të mbaj zgjedhjet me 6 maj 2012 në territorin e veriut të Kosovës, dhe nga druajtja se mund të ketë dhunë ndaj shqiptarëve, janë vënë në gjendje gatishmërie. Këta fshatarë të fshatrave Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë të Albanikut (Leposaviqit) kanë kapur armët. Ditëve të fundit në ndihmë ju kanë ardhur disa ushtarë të ish brigadës së UÇK-së 141 “Mehë Uka”. E cila kishte vepruar në Vushtrri dhe Mitrovicë, e ndarë në disa batalione gjatë luftës 1999.
Në lagjen e Boshnjakëve, që përfaqësohet nga Florent Azemi (1980), banorët organizojnë roje natën e ditën. Duke monitoruar lëvizjet në rrugët dhe banesat. Edhe këtu dora e shtetit të Kosovës s’po shihet konkretisht.
(shqipëria natyrale)

KOMENTE