Lajme > Lajme Ditore > Prill - Qershor 2012 > Lajmet e datës 18 Prill 2012
 

Cilat ushqime përmbajnë sasi të lartë hekuri?

Hekuri ka shumë funksione në trupin e njeriut. Shumica e këtyre funskioneve janë rrënjësore për jetesën. Përdorimet e hekurit ne trupin e njeriut janë si më poshtë:
• Hekuri përdoret për prodhimin e hemoglobinës dhe disa enzimave te caktuara të cilat janë të domosdoshme për një trup të shëndetshëm.
• Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak ne vende te ndryshme të trupit.
• Hekuri vepron si katalizator për shumë veprime metabolike të cilat janë rrënjësore për rritjen e qelizave.
• Hekuri është i rëndësishëm për sistemin imunitar dhe funksionimin sa më të mirë të mëlçisë.
• Hekuri luan rol parësor në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira.
Duke qenë së hekuri është kaq I rëndësishëm për trupin, mungesa e tij mund të çojë në:
Anemi: Lodhje dhe rraskapitje, vështirësi në frymëmarrje, Pagjumësi, mungesë oreksi, Zbehje, etj., gjithashtu çon edhe ne rritje të ngadaltë e të vështirë të fëmijëve.
Mungesa e hekurit mund të shkaktojë shurdhim, sëmundje kockash, funskionim të dobët të trurit, (fëmijët e kanë të veshtirë të mësojnë e studiojnë).
Mungesa e hekurit mund të shkaktojë edhe hemoragji të rënda menstruale duke sjellë anemi. Gjithashtu edhe mungesë të gjakut në zorrën e trashë.
Për të mbajtur një nivel normal të hekurit në organizëm, e vetmja mënyrë eshtë të hamë ushqime të pasura me hekur. Kjo do të na ndihmojë të qëndrojmë larg anemisë, të jemi të fortë e të shëndetshëm.
Lista e Perimeve të pasura me Hekur:
Perimet jeshile si Spianqi e Brokoli janë më të njohurat për përmbajtje hekuri, po ashtu:
Fasulet jeshile
Rrënjë rrepash e panxhari
Bizelet
Patatja
Majdanozi
Asparagu
Lakërishtet
Shalqini
Misri
Lakra e kuqe
Lista e Bishtajoreve të pasura më Hekur:
Të gjitha llojet e fasuleve
Barbunjat / bishtajat
Farat e Sojës
Farërat:
Fara Luledielli
Fara Kungulli
Drithërat:
Orizi kaf
Gruri
Cereali
Spageti/Makaronat në përgjithësi
Prodhimet shtazore:
Mishi I pulës dhe gjeli I detit
Mëlçia
Sardelet
Mishi
Mëlçi pule
Kosi natyral
Frutat e thata:
Bajamet (dhe Vaji I tyre)
Kumbullat dhe kajsitë e thata.
Kjo ishte lista e ushimqimeve me përmbajtje të lartë hekuri, këto ushqime janë gjithashtu të pasura më Vit C e cila e ndihmon trupin të përvetësojë Hekurin. Shpresojmë qe ko listë do t’ju ndihmojë t’i planifikoni më mirë vaktet tuaja.

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.