Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edmond Haxhinasto vizitë në Bruksel
English

Edmond Haxhinasto vizitë në Bruksel

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto u nis sot për një vizitë dyditore në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Takimin e Përbashkët të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s dhe atyre të Mbrojtjes, mbahet përpara Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Aleancës, që do të zhvillohet në Çikago, më 20-21 maj 2012.

Mbajtja e një takimi të tillë ka hyrë në praktikën e punës të Aleancës që prej Samitit të Lisbonës (19-20/11/2010), përpara të cilit u zhvillua një takim i kësaj natyre.

Takimi i Ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, ka për qëllim përgatitjen e çështjeve kryesore si: Afganistani; Paketa e Mbrojtjes; Partneritetet që do të diskutohen gjatë Samitit të Çikagos, dhe në këtë kontekst pritet t’i shtjellojë më tej këto çështje me rëndësi.

KOMENTE