Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tragjedia e një vajze që jeton jetën duke sfiduar vdekjen
English

Tragjedia e një vajze që jeton jetën duke sfiduar vdekjen

Fotoja që shihni në krah nuk është montazh por është e vërtetë.

Vajza quhet Qian Hongyan nga Zhuangxia, Kinë, dhe ka pësuar një aksident në moshën 3 vjeçare ku mjekët që të rruanin jetën e saj i prenë këmbët.

Atëherë, jeta e saj mori fund edhe pse jetonte, u shpreh familja e saj që me aq dhimbje shihte vajzën e tyre.
Vajzës ju vendos një gjysmë top basketbolli si protezë për trupin e saj e cila do t'i shërbente si këmbë për ta ndihmuar të lëvizte pasi familja e saj nuk mund të përballonte shpenzimet për proteza moderne.

Ajo lëviz me topin dhe te duart përdor dy mbjtëse druri. Ajo ka lëvizur gjithandej, madje dhe në shkollë.
Mijëra njerëz u prekën nga tragjedia e kësaj vajze dhe luftza që bënte për të jetuar.
Ajo do të marrë pjesë për konkurrim në paraolimpiadën e notit në Londër, të këtij viti.
Pasi gjendja e vajzës u përhap gjithandej, tërhoqi vëmendjen e Ministrisë së Sigurimit Publik në Kinë si dhe Qendrën e Kërkimeve Rehabilituese.

Ata arritën që të sigurojnë për vajzën Qian, një palë këmbë proteze të duhura, por ende thotë se i pëlqen të përdorë topin basketboll nga koha në kohë pasi ajo është më e lehtë për të që të futet brenda në pishinë dhe të dalë prej saj.

KOMENTE