Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Merimanga hemuese kafshon gruan kur flinte duke i rrezikuar jetën
English

Merimanga hemuese kafshon gruan kur flinte duke i rrezikuar jetën

Kafshimi i një merimange që zvarritet në shtratin tuaj është mjaft i keq dhe i rrezikshëm për jetën.

Catherine Coombs, makthi është ende duke vazhduar gati dy muaj më vonë, pasi mori një pickim nga një merimangëe cila besohet të ketë qenë një nga speciet më helmuese të Mbretërisë së Bashkuar- e cila i ka shkaktuarasja rrezikun e humbjes së dorës të majtë.
48-vjeçaria u zgjua me dhimbje torturuese një natë në muajin shkurt dhe dora e saj filloi të rritet në mënyrë dramatike.
Ajo u dërgua në spital, ku kirurgët e operuan 3 herë për të hequr helmin dhe mishin e kalbur dhe të përpiqeshin për të parandaluar përhapjen e helmit në krahun e saj.
Në një moment gjendja e saj ishte aq e keqe sa mjekët kishin frikë se ata do të duhet të prisnin dorën e saj.

Zonja Coombs ka 6 javë që po qëndron në shtëpi duke pritur që helmi nga trupi i saj të largohet si dhe të fillojë të lëvizë dorën e cila ishte e paralizuar.

Operimet e saj ishin te tmerrshme, 3 herë brenda 8 ditëve sa mjekët vetëm hiqnin pjesë mishi të kalbura dhe një moment ajo ishte shumë e dobët sa menduan se ishte më mirë të pritej dora pasi temperatura nuk i binte dhe kishte probleme dhe në ngjyrën e lëkurës.
Merimangat helmuese kanë qënë të përhapura në jug të Anglisë por duket se ato janë të përhapura në gjithë Anglinë tani. Janë shumë të rrezikshme prandaj kujdesi duhet në maksimum.

KOMENTE